Vjehrra dhe djali rrahin nusen, kapen mat nga policia

0

Policia e Durrësit ka arrestuar nënë e bir, pasi kanë dhunuar fizikisht nusen e këtij të fundit.

Policia njofton se “u arrestua në flagrancë shtetasi F. U., 27 vjeç, si dhe u procedua penalisht nëna e tij, shtetasja Z. U., 56 vjeçe, pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së shtetasit F. U”

Nënë e bir në kërkim për kultivim droge.

Ndërkohë policia ka raportuar edhe për një tjetër rast ku nënë e bir janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Mësohet se F. V., 49 vjeçe dhe K. V., 25 vjeç (nënë e djalë), banues në Kodër Draç, janë shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa./Gazeta SHQIP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here