Vjedhë pllaka graniti në varre, kapet nga policia

0

PRIZREN, 20 JANAR – Të martën rreth orës 13:35, Policia në Prizren ka pranuar një informatë anonime e cila bënte me dije se një person me një automjet të llojit Opell Askona po e dëmton një varr në varrezat ortodokse në fshatin Sërbicë e Ulët. Siq ka bërë me dije Zyra për Informim Publik e Policisë së Kosovës nga Rajoni i Prizrenit, pas pranimit të informacionit një patrullë policore e cila ishte më afër vendit të ngjarjes ka reaguar dhe shumë shpejt e ka identifikuar të dyshuarin dhe drejtimin e ikjes së tij. Mësohet se ky person i kishte vjedhur dy pllaka graniti mbi varre. Policia ka arritur ta ndalojë atë në Lagjen Arbanë, në afërsi të shtëpisë së tij. Pas kontrollimit të automjetit merret vesh se janë gjetur dy pllaka graniti të cilat janë sekuestruar në cilësi të provës materiale së bashku me veturën. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar nën arrest policor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here