Vizitorë të shumtë mësyejnë këtë fermë për të parë lopën më të vogël në botë

0

Vizitorët janë dyndur në një fermë në Bangladesh për të parë një lopë xhuxhe të quajtur Rani. Lopa 23-muajshe Bhutti, ose Butanase, është vetëm 51 cm e lartë dhe peshon 28 kg.

Pavarësisht nga bllokimi kombëtar i Covidit, më shumë se 15,000 njerëz thuhet se kanë vizituar Rani në fermën e saj në Charigram, pranë kryeqytetit Dhaka.

Menaxheri i fermës Hasan Howladar ka aplikuar në Librin e Rekordeve Guinness, që Rani të shpallet lopa më e vogël në botë.

Howladar bleu Rani vitin e kaluar nga një fermë tjetër në rrethin veri-perëndimor të Naogauan të Bangladeshit.

Ai thotë se ajo ka vështirësi në të ecur dhe ka frikë nga lopët e tjera në fermën Shikor Agro, kështu që ajo mbahet e ndarë nga pjesa tjetër e tufës.

“Ajo nuk ha shumë, ha një sasi të vogël krundesh dhe kashte dy herë në ditë. Asaj i pëlqen të bredhë jashtë dhe duket se është e lumtur kur e marrim në krahë”, tha Howladar.

Titulli për lopën më të vogël në botë është mbajtur nga Manikyam, në Indinë fqinje, e cila ka përmasat 61.1 cm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here