Vizitë e fshehtë e Tony Blerit në Beograd

0

Sipas mediave serbe sot në Beograd në mënyrë tepër të fshehtë bëri një vizitë shkurtër ish kryeministri britanik Tony Bler.Mësohet se politikani anglez bisedoi ndaras me disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.Asnjë nga ministrat që dolën nga këto bisedime nuk u prononcua për mediat.Gjithnjë sipas mediave serbe bisedimet janë mbajtur në Dedinje,ndërsa pjesmarrja e gazetarëve nuk u lejua.Takimi ka zgjatur afërsisht një orë.Në pyetjen e gazetarëve se çka u bisedua në takim,të gjithë ministrat dhe kryetari i Beogradi thanë se dikush tjetër do të përgjigjet.Në kohën derisa mbahej takimi i ish kryeministrit Tony Bler dhe ministrave të Qeverisë Vuçiq,veturat e ambasadës angleze në Beograd defiluan në pjesë të ndryshme të qytetit.

Vlen të theksohet se  takimi i fshehtë i Tony Blerit në Beograd vjen si rezultat i presioneve ruse ndaj angazhimit të ish kryeministrit britanik si “këshilltar” i Qeverisë serbe,kryesisht në raportet ndërkombêtare dhe sidomos në temat e nxehta aktuale si marrdhëniet Evropë-Rusi dhe përcaktimi i Serbisë si aleat rus apo si kandidat për anëtarësim në BE,dhe veçanërisht raportet Serbi-Kosovê si një nga kushtet e Serbise për të marrë statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.

197493298654ede5613cb37632838643_v4_big

Sans titre 4

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here