Vizita e Jahjagës në EBA prodhon rezultat, arabët ndihmojnë 200 familje në Mitrovicë

0

Vizita e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në Emiratet e Bashkuara Arabe po jep frytet e saj. EBA ka ndihmuar rreth 200 familje skamnore në Mitrovicë.

Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale Arban Abrashi dhe përfaqësuesi i Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe,  Ibrahim Fadlalla, të shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Safet Kamberi dhe drejtori i Mirëqenies  Sociale dhe Integrimeve Evropiane, Mensur Beqiri, kanë marrë pjesë në aksionin e mbështetjes me pako ushqimore të familjeve në gjendje të vështirë sociale në Mitrovicë.

Siç njofton Komuna e Mitrovicës, projekti për të ndihmuar familjet në gjendje të vështirë ekonomike është fryt i humanizmit të popullit arab, bashkëpunimit ndërmjet presidencës së Kosovës dhe komunës së Mitrovicës dhe është rezultat i vizitës ë kryetares Jahjaga në Emiratet e Bashkuara ditë më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here