Vizioni i së ardhmes në një plan të përgjithshëm kombëtar

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar sot në Facebook disa foto nga aktiviteti i mbajtur mbrëmë gjatë prezantimit të 3 planeve të rëndësishme zhvillimore, në një dëgjesë publike, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit.

“Pas dy viteve punë intensive po marrin formë Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i Integruar Ndërsektorial i Bregdetit dhe Plani i Integruar Ndërsektorial i Zonës Ekonomike Tiranë-Durrës, në dialog me ekpertë vendas e të huaj, organizata të shoqërisë civile, akademikë e studentë po edhe përfaqësues të sipërmarrjes e të komuniteteve”ka theksuar kryeministri Rama.

“Ndryshimi më i parë cilësor midis këtij Plani të Përgjithshëm Kombëtar dhe gjithçkaje që është planifikuar në Shqipëri në këto 20 e kusur vite, është se ky është një Plan i Përgjithshëm Kombëtar me një filozofi të re, me një kulturë të re dhe bashkëkohore planifikimi, me një qasje dinamike në trajtimin e potencialeve të territorit”, ka shpjeguar ai.

“Duke e synuar planifikimin si një proces krijimi të sistemit të metabolizmit në një organizëm të gjallë, krijohet një mundësi e rëndësishme që ky plan i ri të mund të rimerret dhe të pasurohet në vijim nga të gjithë ata që do ta përdorin, qofshin institucionet qendrore, qofshin ato vendore, sipërmarrjet apo grupet specifike të interesit”, ka përmbyllur kryeministri shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here