Viti i Ri sot është festuar edhe duke u zhytur e notuar në ujëra të ftohta

0

notaret-gjeneve

gjeneva1

Irlande veriore

ata

ajo

ataa

ss-150101-new-year-dip-06.nbcnews-ux-1024-900

Me 6.5 gradë, uji në fakt ishte pak më i “ngrohtë” (apo vetëm: i vakët) se ajri, por megjithatë nevojitet një guxim për t`u zhytur në liqe në këtë ditë dimri.

Këtë guxim e patën rreth 80 veta të cilët, për të sfiduar veten, ia kishin mësyrë sot, liqenit të Gjenevës.

Ata dhe ato bartnin në kokë kapele me ngjyra të ndryshme, lule ose paruka, dhe ishin veshur me rroba që të kujtonin mollëkuqet ose gjallesa të tjera. Pasi që i hapën shishet e shampanjës, saktësisht në orën 12 të drekës ata u hodhën në ujë. Por, që ë mund t`i cakërrojnë gotat edhe brenda liqenit, ata, notuesit e Vitit të Ri, kishin marrë edhe tabaka lundruese për gotat.

Noti i vitit të ri si aktivitet  në Gjenevë mbahet nga 1 janari i vitit 1994 dhe tërheq publik të gjerë.

Në fakt sot nga Italia deri në San Francisko sevdalinjë të ndryshëm janë zhytur në lumenj dhe liqene të akullta për të festuar Vitin e Ri, një traditë që daton nga kohëra mjaft të hershme(në Romë kjo traditë ka nisur më 1946).

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here