Viti ’99: Momenti kur trupat britanike vrasin dy ushtarët e UÇK-së në Prishtinë VIDEO

0
Më 3 korrik në vitin 1999, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova dy, ish-pjesëtarë që festonin 9-vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Kaçanik, u qëlluan për vdekje nga forcat britanike në Prishtinë.

Të vrarët ishin Avni I. Dudi dhe Fahri N. Bici, që të dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në minutën 0:15 të videos shihet momenti kur njëri nga të vrarët ngrit dorën lartë duke kërkuar ndihmë dhe bie pa ndjenja mbi veturë.

Në arkivën e Associated Press shkruhet se trupat britanike hapën zjarr ndaj tyre kur automjeti në të cilin ndodheshin ata filloi të lëviz drejt pozicioneve të tyre, shkruan Indeksonline.

Një nga të vrarët që gjendej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e plagëve të marra, gjersa një tjetër ka ndërruar jetë në spital.

Nga incidenti patën mbetur të lënduar rëndë edhe dy persona të tjerë.

Sipas përshkrimit të AP-së, trupat britanike ishin ftuar që të ofrojnë siguri për 50 serbë që strehoheshin afër ku kosovarët me flamuj, fishkëllima dhe vuvuzela festonin në kryeqytetin kosovar.

Sipas AP-,së nga i gjithë incidenti janë dëgjuar tetë të shtëna, transmeton lajmi.net.

Në video shihet edhe një femër që ka gjenë në vendin e ngjarjes, e cila konfliktuohet me forcat britanike për reagimin e tyre të tepruar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here