Visar Ymeri: UÇK-ja s’ka luftuar për Zajdenicën e korrupsionin

0

Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe pranë shtatorës së Zahir Pajazitit, ku u tha se vepra dhe sakrifica e dëshmorëve, u kujton që të vazhdojnë deri në përfundimin e aspirave dhe vullnet të tyre.

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se sa herë që kujtohen dëshmorët, kujtohen sakrificën që dhanë dëshmorët për të jetuar në Republikën e Kosovës.

Ai tha se kjo nuk është Kosovë që dhanë jetën shumë dëshmorë, pasi UÇK-ja ka pasur për qëllim ta çlirojë Kosovën dhe ta bashkojë kombin.

“UÇK-ja nuk ka luftuar për Zajdenicën, nuk ka luftuar për ta kthyer Serbinë në Kosovë, nuk ka luftuar për korrupsion dhe uzurpim por ka luftuar që popullit t’i jap liri, barazi dhe mirëqenie”, tha ai.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here