Visar Ymeri të dielën tregon si do ta drejtojë Vetëvendosjen

0

Visar Ymeri këtë të diele do të prezantohet si kandidat për kryetar para anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në një aktivitet që do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Kandidati për kryetar, Visar Ymeri, ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin dhe nënshkrimet e nevojshme mbështetëse për zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje! Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka miratuar mbajtjen e një aktiviteti për zgjedhjet e brendshme, ku kandidati Visar Ymeri do të prezantojë planin e tij për angazhim dhe ndryshim për tre vitet e ardhshme”, thuhet në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Prezantimi do të mbahet ditën e diel, data 15 shkurt, orën 14:00, te Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë, tregon Vetëvendosje, teksa në njoftim thuhet edhe se në përfundim të prezantimit që do të bëjë kandidati për kryetar, Visar Ymeri, pjesëmarrësit në këtë aktivitet do të kenë mundësi t’i shtrojnë pyetje atij lidhur me kandidaturën dhe planin e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here