Visar Ymeri, në Washington DC

0

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, ka patur disa takime në Washington DC, bashkë me anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, Florin Krasniqi, ka bërë me dije sot Lëvizja VETËVENDOSJE. “Ata u takuan me kongresmenin Robert Aderholt, i cili është njëkohësisht Bashkëdrejtues i Grupit të Çështjeve Shqiptare (“Albanian Caucus”), në Kongresin e SHBA-së. Në këtë takim u diskutuan zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë me theks të veçantë te dialogu në Bruksel, “Zajednica” e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë, Gjykata Speciale, si dhe degradimi ekonomik e social që po i ndodh Kosovës vazhdimisht”, ka dhënë detaje rreth takimit LVV.
“Z. Ymeri dhe z. Krasniqi e njoftuan kongresmenin Aderholt për rrezikun që i kanoset Republikës së Kosovës dhe të ardhmes së saj nga një asociacion komunash me kompetenca ekzekutive, si dhe për votimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës kundër amendamentit kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale. Përfaqësuesit e VETËVENDOSJE!-s po ashtu kërkuan nga kongresmeni Aderholt që të angazhohet dhe t’i përcjellë zhvillimet rreth dialogut dhe ‘Zajednicës’ së Komunave me Shumicë Serbe në mënyrë që të mos lejohet themelimi i një niveli të tillë pushteti të tretë në Kosovë që do ta çimentonte ndërhyrjen e vazhdueshme politike e institucionale të Serbisë në Kosovë”, është vequar në njoftim.
“Përgjatë ditës, përfaqësuesit e VETËVENDOSJE! po ashtu kanë takuar zyrtarë të zyrës së Senatorit Gary Peters nga shteti Michingan. Në mbrëmje z. Ymeri dhe z. Krasniqi u takuan për darkë me Ambasadorin William Walker, me të cilin diskutuan veçanërisht për Gjykatën Speciale dhe për gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve të Kosovës, dhe tendencën e tyre në rritje për ta lëshuar Kosovën dhe për të jetuar në vende të tjera”, ka bërë me dije LVV.
Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!-s sipas njoftimit po vazhdon takimet në Washington DC me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here