Visar Ymeri në New York, lobon te Spanja që ta njohë Kosovën

0

Për dy ditë rresht, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Internacionales Socialiste që u mbajt këtë javë në selinë qendrore të OKB-së në New York, me pjesëmarrjen e partive social-demokrate nga e gjithë bota, ka bërë me dije sot Lëvizja VETËVENDOSJE. “Diskutimet në këtë kongres u përqëndruan rreth çështjeve të sigurisë, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe ndryshimeve klimatike”, janë dhënë detaje në njoftim.
“Gjatë dy ditëve të këtij Kongresit Kryetari Ymeri pati mbi dhjetra takime me delegacionet pjesëmarrëse duke i dhënë një vemendje të veçantë takimeve me delegacionet nga shtete si Spanja që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka vequar LVV duke dashur të lë që të kuptohet se ai ka lobuar tek ky shtet për njohjen e Kosovës.
“Vizita e Kryetarit Ymeri në SHBA vazhdon këto ditë me takime në Washington me kongresmenë amerikanë që punojnë nga afër me Ballkanin dhe me çështjen shqiptare”, është përmbyllur njoftimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here