Visar Ymeri merr 96 për qind të votave, rreth 2 për qind kundër tij

0

PRISHTINË, 23 SHKURT – Komisioni i Përgjithshëm Zgjedhor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i ka bërë publike të dhënat me rezultatet paraprake nga të gjitha vendvotimet e hapura brenda dhe jashtë Kosovës për zgjedhjet e brendshme. VV ka bërë me dije se në këto zgjedhje veq për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, është votuar edhe për ndryshimin statutor në lidhje me mekanizmin e vendimmarrjes sa i përket koalicioneve në nivel lokal, për ta kaluar këtë kompetencë nga anëtarësia e gjerë te Këshilli i Përgjithshëm. Komisioni ka bërë me dije se kandidati për kryetar të Lëvizjes VETVENDOSJE, Visar Ymeri i ka fituar 96.42 për qind të votave, 1.88 për qind kanë qenë kundër tij, 1.32 për qind kanë abstenuar, ndërkaq 0.37 për qind të votave kanë qenë të pavlefshme. Pro ndryshimit statutor ndërkaq kanë votuar 87.57 për qind, kundër kanë qenë 9.07 për qind, 3.00 për qind kanë abstenuar dhe 0.35 për qind e votave ishin të pavlefshme. VV në njoftimin e saj ka bërë me dije se rezultatet përfundimtare të këtij votimi do të shpallen të dielen, më 1 mars, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here