Visar Ymeri kërkon intensfikimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

0

Një delegacion i drejtuar nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, ka biseduar sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi lidhur me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt dje në Tiranë. Ambasadori Minxhozi sipas një njoftimi nga Lëvizja VETËVENDOSJE ka shpjeguar disa prej temave të diskutuara në mbledhjen e dy qeverive si dhe llojin e marrëveshjeve të arritura. Ambasadori Minxhozi ka vënë theksin te nevoja për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Visar Ymeri ka propozuar që mbledhje të tilla mes dy qeverive të ndiqen edhe me mbledhje të përbashkëta midis komisioneve parlamentare të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjeve të arritura si dhe për të propozuar edhe marrëveshje të tjera në të ardhmen. Kryetari Ymeri e ka mbështetur nevojën për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me qëllim ndërtimin e një tregu të unifikuar. Ai gjithashtu e ka njoftuar Ambasadorin Minxhozi lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ligjit për Gjykatën Speciale, duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me pasojat e këtyre zhvillimeve për shtetin e Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here