Visar Ymeri: Isa Mustafa, apologjet i zaptimit

0

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri ka reaguar sot ndaj deklaratës së mbrëmshme të kryeministrit Isa Mustafa. “Shteti është i kapur. Ky është fakt. Është kapur nga ShIK-u, agjentët e të cilit, gjithnjë nën udhëheqjen e Kadri Veselit e Hashim Thaçit, kontrollojnë secilin segment të shtetit. Dhe po, janë krijuar rrjete të cilat e kanë kthyer hapësirën publike në hapësirë për vete, duke e uzurpuar kështu atë. Uzurpimi është zaptim. Zaptimi kapje. E zaptuesit kanë emër”, është shprehur ai. “Por emër kanë edhe apologjetët e këtij zaptimi. Apologjet është Isa Mustafa. Tash prej se është bërë kryeministër është shndërruar edhe në shërbim të kapjes. Ç‘është e vërteta, gjithnjë me prospektin e kapjes së ardhshme të shtetit. Që nga marrëveshja e koalicionit me PDK-në ku ishin dakorduar që kapjen ta ndajnë në dysh 50% me 50% sikur dikasteret qeveritare”, ka shtuar Ymeri.
“E pritshme. Dëshmitë po dalin që ky kishte interes që të bëhej pjesë e kësaj kapjeje. Dje në Kuvend e pranoi se për të më dosjet për korrupsion e shkelje të ligjit e procedurave në Prishtinë nuk kanë ndikim. Tash i quan spektakle. Sepse kështu e duan këta shtetin: hapësirë spektakli për qytetarët për ta fshehur të vërtetën prapa tij. E e vërteta është e vërtetë e kapjes së shtetit, që e pengon hetimin e gjykimin e rasteve të korrupsionit, të zhvatjes, uzurpimit, haraçit… Isa Mustafa po e pranon që është shndërruar në të paprekshëm. E qartë: I është bashkuar Thaçit e Veselit, në këtë vallen e të paprekshmëve”, është shprehur kryetari I Lëvizjes VETVENDOSJE.
Sipas tij “ka një transformim të thellë të profilit publik të Isës”. “Nga kryetar i Prishtinës që e akuzonte ShIK-un për duar të përgjakura, në kryeministër të Republikës së Kosovës në bashkëpunëtorin më të ngushtë të kreut të ShIK-ut. Për Isën ShIK-ut iu paskan pastruar duart. Tash pyetja këtu është kush ia pastroi?”, e ka përmbyllur reagimine tij Visar Ymeri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here