Visar Ymeri i quan “kukuvajka” Albin Kurtin e Isa Mustafën

0

Deputeti dhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka deklaruar se po ta lexonin Rezolutën dhe ligjin edhe Albin Kurti e Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty.

Ai i ka quajtur Kurtin e Mustafën “kukuvajka”, ndërsa ka sqaruar se delegacionin shtetëror do ta bashkëdrejtojë opozita, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

“Brenda delegacionit vendimet do të merren me unanimitet dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve. Raporti mes Koalicionit qeveritar dhe Opozites/Shoqërisë civile në Delegacion është 7 me 5. Ky proces është në dorë të Opozitës. Po ta lexonin Rezolutën dhe Ligjin edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty. Nuk ka marrëveshje pa njohje”, ka shkruar ai në Facebook.

Ymeri thotë se dy liderët opozitarë, Kurti e Mustafa, janë të vetmit që po e kundërshtojnë këtë rezolutë.

“Në të vërtetë jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend. Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat. Të strukur në rehatinë e zyrave e shtëpive të tyre që vajtojnë për legjitimitetin e munguar, me një ligjërim që lëngon nga formalizmi absurd. Thua ti, atë që ata e quajnë legjitimitet garanton marrëveshje të dobishme për Kosovën. Ç’marrëveshje? Sikur ajo për Zajednicë? Pa kurrfarë përfitimi për Kosovën”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here