Visar Ymeri: Hashimi e Isa nuk mund të luajnë më me popullin, marrëveshjet nuk kalojnë

0

“Të gjithë ata protestues në Gjakovë, Prishtinë e Gjilan e sot këtu në Pejë po i thonë Hashimit e Isës se me popullin nuk luajnë më, dhe se “Zajednica” e Demarkacioni nuk kalojnë më.”, ka thënë kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ai në organizimin e opozitës në Pejë ka theksuar se Republika po rrezikohet dhe territori i saj është duke u cenuar.

“Shumë herë kemi pasur rast kur na janë cenuar këto dy të drejta, por qytetarët nuk janë gjunjëzuar asnjëherë, ndërsa pushteti edhe atëherë edhe tash po dorëzohet dhe po gjunjëzohen në kurriz të tokave të Kosovës”, tha Ymeri.

Sipas tij mijëra qytetarë në Gjakovë, Gjilan dhe në Pejë po thonë se kryeministri dhe zëvendësi i tij nuk luajnë dot me popull dhe se populli nuk gjunjëzohet.

“Isa e Hashimi kanë shumë fytyra, një e kanë për Serbinë e një tjetër për Ivanoviqin një për ndërkombëtarë e një për Kosovë e kur ki aq shumë fytyra atëherë nuk mund të jenë udhëheqës të Kosovës, këta janë klikë zbatuesish për ta mbrojtur veten nga qytetarët dhe opozita dhe ata fshihen pas policisë për këtë gjë”, tha Ymeri.

Ymeri tha se nga Peja i thonë pushtetit se “Zajednica” nuk do të lejohet në Kosovë dhe se pasuria e Koosvës nuk do t’i falet Serbisë ndërsa tokat nuk do t’i falen Malit të Zi, raporton KosovaPress.

Ymeri u tha qytetarëve në Pejë se me një numër kaq të madh i presin në Prishtinë më 9 janar.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here