Visar Ymeri e takon edhe kryeministrin e Francës

0

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, është takuar edhe me kryemiistrin francez, Manuel Valls. Ymeri po qëndron në Francë si i ftuar i Partisë Socialiste të këtij vendi.

“Gjatë ditës së dytë të Kongresit të Partisë Socialiste delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori pjesë nëdrekën e përbashkët të shtruar nga kreu i PS-së për pjesëmarrësit në Kongres. 

Kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri bashkë me anëtarin e Kryesisë Belgzim Kamberi u takuan edhe me Sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë të Partisë Socialdemokrate/Socialiste të Zvicrës Piere-Alain Bolomey. Me ç’rast u diskutua për zhvillimet politike dhe shoqërore në vend, si dhe për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit midis Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Socialdemokrate/Socialiste Zvicerane.

Kongresi i 77 i Partisë Socialiste përfundon punën nesër”, ka njoftuar Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here