Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko në gjysmëfinale të “Türkvizyon”

0

Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko në gjysmëfinale të “Türkvizyon” Gjithçka është gati për të filluar festivali me renome ndërkombëtarë “Türkvizyon Song Contest 2015”, ku Shqipëria do të prezantohet nga dueti Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko.

Por para se të performojnë këngëtarët eminent nga shumë shtete të ndryshme të botës, paraqitje kanë pasur juniorët, apo më të vegjlit, e që Shqipërinë e ka përfaqësuar Aurora Kapo e cila u plasuar në pozitën e shtatë, në një konkurrencë mjaft të madhe. Si udhëheqës i delegacionit shqiptarë, është tekst shkruesi Avni Qaili, u prononcua për media menjëherë pas përfundimit të paraqitjes së Aurora Kapos, transmeton Portalb.mk.

“Aurora Kapo nga Shqipëria sonte u plasua në vendin e shtatë, ndërsa Visar Rexhepi dhe Xhoana Bejko do të kenë paraqitjen e tyre të enjten, të cilët tani më janë kualifikuar në gjysmëfinale, por shpresojmë që të arrijnë finalen, sepse kënga jonë shumë po pëlqehet”, ka thënë shefi i delegacionit shqiptar Avni Qaili, i cili është autor i këngës “Adi Hasret”.

Të gjitha shtetet pjesëmarrëse dhe përfaqësuesit e tyre interpretojnë këngë në gjuhën turke dhe kështu do të jetë edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë. Festivali ka 30 konkurrent nga shtete të ndryshme të Evropës, si Gjermani, Azerbajxhan, Rumani, Iran, Irak, Kazakistan, Ukrainë, Uzbekistan, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Hungari, Kosovë, Turqi dhe shumë shtete të tjera. Nata gjysmëfinale do të mbahet me 17 dhjetor, ndërsa ajo finale me 19 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here