Viktimat e djeshme në Tiranë ishin ndaluar një javë më parë nga policia

0

Personat që ndodheshin në makinën “BMW”, dy prej të cilëve vdiqën pas atentatit, njiheshin si persona që kishin të bënin me lëndë narkotike, si përdorues, por edhe si shpërndarës. Ata herë pas here verifikoheshin e kontrolloheshin nga policia për këtë arsye.

Madje, fundjavën që kaloi të njëjtët persona u ndaluan nga një postbllok policie pranë stadiumit “Selman Stërmasi” për t’u verifikuar. Nga kontrolli, atyre nuk iu gjet asgjë e dyshimtë me vete, por pranuan se kishin konsumuar alkool, pa e kaluar masën. Thanë se po ktheheshin nga një lokal nate dhe po shkonin nëpër shtëpitë e tyre.

Burimet thanë se ndonëse kishte të dhëna për veprimtari të jashtëligjshme, vajzat dhe viktima Kevin Rugova nuk kishin pasur precedentë të mëparshëm, të paktën jo të regjistruar nga policia. Vendi ku ndodhi vrasja e dyfishtë, është edhe lagjja ku banon 29­ vjeçarja Aurora Oskian.

Në një prej pallateve përballë lokalit ku po darkonte me miqtë e saj, ajo ka shtëpinë, ndërsa familja e saj dhe ajo vetë jeton mes Londrës dhe Tiranës. Banorët thonë se e njohin si vajzë të rregullt dhe nuk kishte pasur ndonjëherë probleme. Thonë se shoqërohej gjithmonë me një vajzë, shtetasen Eda Gj., e cila edhe mbrëmë ndodhej me të në makinë, por fatmirësisht u shpëtoi plumbave.

Ndërsa për dy djemtë, banorët e zonës nuk kanë ndonjë njohje të mëparshme. Dëshmitarët thanë se i kishin parë në lokal kur hanin darkë dhe të gjithë ishin të qeshur. Nuk ishte hera e parë që uleshin aty, pasi kohët e fundit ajo makinë, “BMW”­ja ngjyrë gri, ku u vranë dy persona, ishte parë shpesh në atë lagje./Syri.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here