Vijnë dënimet e para me burg të përjetshëm në Kosovë

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot është shpall aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve Emin Krasniqi, Astrit Mehmeti dhe Festina Cakolli të akuzuar për shkak të veprës penale në bashkëkryerje Vrasje e rëndë nga neni 179 par. nënpar.1.4 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 të KPRK-së të kryer me datën 12.10.2014.

Të akuzuarit Emin Krasniqi dhe Astrit Mehmeti janë shpall fajtor dhe janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa e mitura Festina Cakolli është dënuar me 9 (nëntë) vite e 10 (dhjetë) muaj, shkruan Express .

Aktakuza i ngarkon se me datën 12.10.2014 tre të akuzuarit pas marrëveshjes paraprake në mes tyre dhe me qellim të përfitimit të dobisë pasurore,kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Melvin Ajdinoviq i moshës 24 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here