Vija e kuqe e Spanjës:”Greqia duhet të kthej borgjin prej 26 miliard eurosh”

0

Spanja i ka huazuar Greqisë 26 miliard euro me qëllim të kalimit të krizës financiare.Tash edhe Spanja nuk e ka një situatë mirë,dhe nuk vjen në pyetje që ky borgj t’i falet Greqisë,ka deklaruar ministri spanoll i ekonomisë.Kjo ndihmë i është dhënë Greqisë që nga viti 2010,në marrëveshjen bilaterale të partnerëve evropian dhe bankës internacionale FMI.Qeveria e re greke në krye me partinë radikale të majtëve Syriza,është vendosur që të tërhiqet nga nga trojka (Bashkimi Evropian,Banka qëndrore evropiane dhe Fondi monetar internacional) dhe masave që ktrojka ka ndërmarrë ndaj borgjeve greke.Qeveria greke kërkon një zbutje në relacion me këtë çështje.”26 miliard të borgjit që Greqia ka ndaj nesh,është shuma vjetore që shtetit tonë i duhet për të mbuluar shpenzimet ndaj numrit të papunëve e që tani për tani është 23%.Kemi një vijë të kuqe”,- ka theksuar  ministri Luis de Gindos .Ka mendime të ndryshme në vendet e Bashkimit evropian sa i përket borgjit të Athinës.Qëndrimi ynë është i qartë,borgji duhet të na kthehet.Spanja dhe Portugalia e shohin me sy jo të mirë pozicionin e qeverisë së re greke ndaj borgjeve që ky shtet ka ndaj Bashkësisë evropiane.Për të zbutur krizën e viteve të fundit,sidomos në vitin 2014,Spanja është detyruar që të huazojë 40 miliard euro,të cilat duhet t’i kthej.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here