Vidal ndahet nga e fejuara, bie në dashuri me gazetaren që e intervistoi

0

Thashethemet përreth Arturo Vidal nuk ngërthejnë vetëm të ardhmen e tij në futboll, do të qëndrojë tek Interi apo jo, por edhe një romancë të re, që mesfushori kilen, aktualisht me pushime, ka nisur pas pjesëmarrjes së tij në “Copa América”.

Gazetarja Cecilia Gutiérrez shpjegoi përmes llogarisë së saj në Instagram se Vidal nuk është më me Sonia Isaza, të fejuarën e tij, duke shtuar se tani futbollisti ka filluar një marrëdhënie me gazetaren kolumbiane, Daniella Durán. “Ata u takuan së fundmi, gazetarja mbuloi Kupën e Amerikës në Brazil… Merreni me mend se kë intervistoi ekskluzivisht”, – shkruan në postimin e saj Gutiérrez.

Aktualisht, Vidal është në Miami, ku nuk ka lënë pas dore as stërvitjen. Fotot e ndara përmes rrjeteve sociale e dëshmojnë këtë, ndërsa pret të përcaktojë të ardhmen e tij për sezonin e ri. Në Itali supozojnë se “Mbreti” do të largohet nga Interi, sepse klubi zikaltër kërkon të heqë qafe disa lojtarë me paga të majme. Vetëm kështu mund t’i balancojë sadopak bilancet financiare në kushtet e një krize të madhe.

Fotos: Daniella Durán, la guapa colombiana que sería la nueva pareja de  Vidal - Tecache.cl

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here