Vezë në kraharor Ramës, ja si goditet kryeministri nga deputeti i PD (VIDEO)

0

Deputeti i PD-së, Endri Hasa ka qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama në seancën e sotme parlamentare dhe për veprimin e tij Byroja e Kuvendit ka vendosur ta përjashtojë me 10 ditë nga Parlamenti dhe komisionet.

Në fillim u mendua se vezët nuk e kishin kapur kryeministrin, por në një video që po qarkullon në media shihet se veza e parë e hedhur nga Hasa, ka përfunduar mbi kraharorin e shefit të qeverisë, duke i bërë pis kollaren dhe kostumin.  

Ndërkohë, pas kësaj goditje Rama është rrethuar nga forcat e gardës. Në këtë moment, Hasa ka tentuar sërish të hedhë një vezë, që ka kaluar pak centimetra sipër kokës së Ramës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here