Vetvendosje thotë se protesta ka kosto, kërkon ndihmë

0

PRISHTINË, 30 JANAR – Lëvizja Vetvendosje ka tërhequr vëmendjen se organizimi i secilës protestë ka kosto dhe ka kërkuar që njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë, ta bëjnë këtë. Kostoja sipas VV-së ndërlidhet me transportin e protestuesëve, derivatet, komunikimin, zërimin, posterat, fletushkat, pankartat, ekipet mjekësore etj. “Të gjithë ata që mund të kontribuojnë mund ta bëjnë këtë gjë duke dhuruar materiale të ndryshme të domosdoshme për organizimin e protestës, apo duke vendosur në dispozicion mjete transporti”, ka sugjeruar VV sot. Për të marrë më shumë infiormacion në lidhje me mënyrën e ofrimit të ndihmës VV i ka ftuar të interesuarit që të lajmërohen në numrin e telefonit +377 44 799 351 ose të shkruajnë në e-mail:[email protected] VV ka shprehur falenderime për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar deri tani në mënyra të ndryshme për të mundësuar mbulimin e një pjese të shpenzimeve të organizimit të protestave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here