VETVENDOSJE, Stavilecit: “Ministër luaj me top, politikës ia ke huqur”

0

Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan sot një aksion simbolik pranë objektit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të cilën e drejton Blerand Stavileci. “Me deklaratën e fundit, Ministri Stavileci na tregoi se është i gatshëm për privilegjet, por jo edhe për përgjegjësitë që i takojnë. Ai po na thotë se përgjegjës për gjendjen e rëndë socio-ekonomike që e kanë qytetarët e Kosovës, janë prindërit e tyre që i kanë lindur dhe jo udhëheqja e shtetit”, është shprehur Lëvizja VETVENDOSJE në një komunikatë pas këtij aksioni. “Nëse ai vërtetë mendon se nuk ka përgjegjësi për qytetarët, atëherë nuk ka pse të qëndrojë në postin e Ministrit. Shkaktar i varfërisë është modeli i përzgjedhur ekonomik, bashkë me korrupsionin dhe krimin e organizuar që kanë marrë përmasa alarmante, dhe jo planifikimi i familjes”, ka tërhequr vëmendjen LVV. “Ai nuk po flet për thëngjillin e Kosovës që po monopolizohet, nuk po flet për Trepçën, nuk po flet për manipulimin me njehsorë, që po e zhvatin xhepin e varfër të qytetarëve. Në vend se të marrë përgjegjësi, ai po shfajësohet për mjerimin e krijuar”, ka thënë aktivisti Zgjim Hyseni duke e zbërthyer mesazhin e kasionit. Ai ka shtuar se në Kosovë ka varfëri “sepse vetëm nga procesi i privatizimit ka mbi 76.000 qytetarë që janë larguar nga puna; sepse kemi politikanë të korruptuar; sepse kemi pabarazi të madhe ku shumica është e varfër, ndërkohë që kemi koncentrim të pasurisë tek një pjesë e vogël e njerëzve. “Se kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik dhe ulje të papunësisë, tashmë është e qartë. Për Ministrin Stavileci, çdo foshnje e lindur më shumë, është një i papunë më shumë dhe një i varfër më shumë. Dhe rruga që ai na sugjeron për dalje nga kjo gjendje është migrimi ilegal dhe ulja e lindshmërisë”, ka vequar Hyseni. Në fund, ai e përcolli një porosi për Ministrin: “Më mirë të shkojë e të luajë me top, mbase edhe e qëllon koshin, sepse me politikë ia ka huqur”. Përballë Ministrisë është vendosur një pankartë me mbishrkimin “Ministër luaj me top, jo me jetën e qytetarëve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here