VETVENDOSJE kërkon kthimin e Hoxhës dhe Halilit në RTK

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! përmes një reagimi publik ka kërkuar “me ngulm kthimin në punë të dy punëtorëve të përjashtuar si dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve të RTK-së, duke mos penguar aktivitetin e tyre sindikal”.”Veprimet e tilla të menaxhmentit të RTK-së, që kanë për qëllim frikësimin dhe shtypjen e zërit kritik brenda këtij mediumi, janë të papranueshme”, ka tërhequr vërejtjen LVV përmes një reagimit të lëshuar pas njoftimit se drejtori i përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala ua ka shkëputur kontratat e punës kreut të Sindikatës së këtij mediumi publik, Fadil Hoxhës dhe zëvendësit të tij, Arsimi Halili.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! reagon fuqishëm ndaj hakmarrjes që menaxhmenti i RTK-së ka nisur sot kundër sindikalistëve të këtij televizioni. Ndëshkimi i punëtorëve për arsye të angazhimit sindikal është shkelje e rëndë e të drejtave të tyre. Ky ndëshkim që menaxhmenti i RTK-së po u bën sindikalistëve që kanë kritikuar vazhdimisht keqmenaxhimin dhe kapjen partiake të këtij mediumi, është paraprirë tash e një kohë të gjatë me kërcënime dhe pengime të organizimit sindikal brenda RTK-së”, është theksuar në reagim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here