Vetvendosje fton që nesër të vazhdohet protesta

0

PRISHTINË, 26 JANAR – Në konferencën e sotme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, aktivisti, Driton Çaushi dhe kryetari aktual i saj Albin Kurti i kanë bënë thirrje edhe njëherë gjithë opinionit publik, që nesër në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të vazhdohet protesta për shkarkimin e Aleksandar Jabllanoviqit nga Qeveria e Kosovës dhe në favor të Ligjit për shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike të veçantë. “Ky qëndrim i yni është, duke marrë parasysh që para pak minutash ka skaduar ultimatumi, apo afati që ia kemi dhënë kryeministrit Mustafa, që deri sot, ditë e hënë, 26 janar, ora 16:00, ta bëj shkarkimin e Jabllanoviqit dhe sjelljen e Ligjit që Trepçën e bën ndërmarrje publike”, ka thënë Albin Kurti. Ai ka tërhequr vëmendjen se “protesta nuk është partiake, nuk është as opozitare, por do të jetë gjithëpopullore dhe do të ketë pjesëmarrës nga të gjitha sferat, shoqërore, pa dallim moshe, gjinie, feje etj”. Kurti gjithashtu sipas një komunikate të Lëvizjes Vetvendosje ka vënë në pah se “nuk po kërkohet shkarkimi i Jabllanoviqit si person, por Jabllanoviqit si koncept, koncept i sulmit mbi ekonominë tonë dhe koncept i mohimit të historisë sonë”. Ndërkaq, aktivisti Driton Çaushi ka theksuar se ka një interesim të madh të qytetarëve për të marrë pjesë në protestë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here