VETVENDOSJE e “trashë” dosjen kundër Policisë së Kosovës

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka dorëzuar të dhëna shtesë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, lidhur me denoncimin e bërë më 3 shkurt 2015, kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës, për përdorim të dhunës jashtë kornizave të parapara ligjore dhe tejkalim të autorizimit të tyre zyrtar. Të dhënat shtesë sipas LVV-së konsistojnë në rastet që nuk janë përfshirë në kallëzimin e dorëzuar më parë. Në këtë material shtesë sipas njoftimeve janë ofruar dëshmitë lidhur me lëndimin e protestuesve me plumba të gomës, që ishin përdorur ditën e protestës nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti më i rëndë lidhur me lëndimet nga plumbat e gomës sipas njoftimeve të LVV-së është lëndimi i protestuesit Uran Qarolli, i cili është lënduar rëndë nga goditja me plumb të gomës nga ana e Policisë ditën e protestës të 27 janarit 2015. Uran Qarolli menjëherë pas goditjes është dërguar në shërbimin e emergjencës dhe është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës – QKUK, me ç’rast ka qenë i shtrirë në Klinikën e Syve pranë QKUK-së për gjithsej 9 (nëntë) ditë. Merret vesh se ai e vazhdon trajtimin mjekësor dhe terapinë që i është përshkruar nga mjekët specialistë. “Ne i bëjmë thirrje organeve të ndjekjes që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të një hetimi të pavarur dhe të drejtë. Shpresojmë që këto hetime mos të jenë nën ndikimin e drejtpërdrejt politik dhe qeveritar”, është tërhequr vëmendja nga Lëvizja VETVENDOSJE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here