VETVENDOSJE e quan selinë e Gjykatës Kushtetuese vend të krimit

0

“Gjykata Kushtetuese e kapur dhe falsifikatore, është edhe një arsye për protestë”, kjo ishte thirrja e aktivistit Nol Nushi nga Lëvizja VETVENDOSJE pas aksionit simbolik të siq është thënë të aktivistëve të tri subjekteve opozitare pranë Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë.

“Vendi i krimit! Këtu falsifikohen dokumente”, ishte vendosur një pankartë përballë objektit të Gjykatës Kushtetuese.
“Sikur shumë institucione të tjera publike, as kjo gjykatë nuk u ka shpëtuar kthetrave të PDK-së, është theksuar në një komunikatë të lëshuar nga Lëvizja VETVENDOSJE.
“Do të duhej të ishte një institucion ku mbrohen të drejtat kushtetuese të Republikës por Gjykata Kushtetuese e PDK-së është kthyer në shkelësen kryesore të kushtetutës”, ka thënë Nushi.

Rasti më ilustrativ dhe flagrant sipas LVV-së është “ai i falsifikimit të nënshkrimit të gjyqtarit Carolan”.

Kjo sipas komunikatës e inkriminon drejtpërdrejt Enver Hasanin si Kryetar të Gjykatës Kushtetuese “sepse ai është përgjegjës për çdo proces vendimmarrës në këtë gjykatë”.

Përveç shkeljeve të natyrës etike sipas subjekteve opozitare politike Enver Hasani ka konsumuar veprat penale si më poshtë:
“Falsifikimi i dokumentit zyrtar” (Neni 434),
“Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” (Neni 422),
“Legalizimi i përmbajtjes së rreme” (Neni 403),
“Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” (Neni 399, par. 1.3)
“Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore” (Neni 432) të parashikuara në Kodin Penal.

“Enver Hasani është përgjegjës kryesor për degradimin e zbatimit kushtetutës. Edhe pse i ka mbetur edhe pak muaj në këtë detyrë, çdo ditë pune e tij rrezikon të ndikojë padrejtësisht në vendime, gjithnjë sipas këkesave të klanit që përfaqëson. Me njerëz të tillë Kosova nuk do të arrijë të bëhet shtet funksional. Këta vetë nuk largohen. Këta duhen larguar. Presioni qytetar është i domosdoshëm për arritjen e këtij qëllimi”, është theksuar në komunikatën e LVV-së ku është bërë thirrje që me 18 prill qytetarët të bashkohen në shesh, në protestën paqësore kundër “kapjes së shtetit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here