Vetvendosje cakton 4 shkurtin për protestën e radhës, e mbështetë menjëherë Nisma

0

PRISHTINË, 29 JANAR – Lëvizja Vetvendosje tashmë e ka caktuar datën e re të protestës me kërkesat e njëjta; shkarkimin e ministrit Aleksandër Jabllanoviq dhe shndërrimin e “Trepçës” në ndërmarrje publike. Albin Kurti, lideri i VV-së ka thënë sot se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën e ardhshme me 4 shkurt në ora 12:00 në Prishtinë. Pak pas njoftimit të Lëvizjes Vetvendosje me një komunikatë ka dalë edhe Nisma për Kosovën e cila ka thënë se e përkrahë protestën e ftuar për datën 4 shkurt dhe i ka ftuar të gjithë simpatizantët e saj që të marrin pjesë në të. Ky subjekt ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që protestën ta sheh si një të drejtë të qytetarëve të garantuar me kushtetutë, nga Policia e Kosovës që të jetë në mbrojtje të rendit e të qytetarëve ndërsa nga protestuesit që të jenë paqësor dhe dinjitoz.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here