VETVENDOSJE: Bankat në Kosovë operojnë si fajdegjinjtë

0

“Besoj sinqerisht se institucionet bankare janë më të rrezikshme sesa ushtritë”, ka qenë thënja e
Thomas Jefferson – ish president i SHBA-ve, e datës 28 maj 1816, me të cilën sot Lëvizja VETVENDOSJE e ka nisur një komunikatë drejtuar mediave pas një aksioni simbolik të organizuar në Prishtinë
“Bankat në Kosovë operojnë sikur fajdexhinjtë. Përderisa normat e kamatave në BE sillen rreth 5%, në Kosovë kamatat mesatarisht janë 14%. 18% janë kamatat e kredive për bujqësi, përderisa 12% për mallrat e konsumit. Nga të gjitha kreditë vetëm 4% janë për bujqësi, 11% për prodhim përderisa për tregti janë 52%. Kreditë në Kosovë janë fajde. Bankat në Kosovë për dallim prej fajdexhinjve kanë letra. Por fajdeja me letra është përsëri fajde”, ka konstuatuar LVV.
“Bankat në Kosovë përveç fajdeve, qytetarëve u marrin të holla për secilin shërbim që kryejnë në këto institucione. Edhe kur deponon ose merr të holla nga kontoja juaj, një pjesë të parave ua merr banka. Shteti në njërën anë, detyron edhe sektorin publik edhe atë privat që të funksionojë përmes bankave (është fjala për pagesat e rregullta), kurse në anën tjetër nuk lodhet aspak që t’iu bëjë trysni bankave për të ofruar shërbime më të lira dhe më kualitative”, ka tërhequr vëmendjen ky subjekt.
Kjo trysni që do t’i shërbente interesit të qytetarëve sipas LVV-së nuk bëhet as nga Banka Qendrore e cila “është e kapur nga PDK-ja”.
“Kosova ka nevojë për një Bankë Qendrore që e mbron interesin financiar të shtetit dhe të shoqërisë, e jo pasurimin enorm të bankierëve përmes zhvatjes së qytetarëve më të varfër të Evropës. Kamatat në Kosovë duhet të ulen në atë mënyrë që kreditë t’i shërbejnë rritjes së prodhimit vendor dhe forcimit të bujqësisë. Vetëm me politika të tilla financiare ekonomia jonë do të forcohej dhe kësisoj do të krijoheshin vende të reja të punës”, ka tërhequr vërejtjen VETVENDOSJE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here