Vetvendosje ankohet se policia po e pengon protestën, policia e mohon këtë

0

PRISHTINE, 27 JANAR – Qyetarë nga vende të ndryshme të Kosovës janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës  sot në mesditë duke iu përgjigjur thirrjes së Lëvizjes Vetvendosje e cila është përkrahur edhe nga partitë opizuitare AAK dhe Nisma, për të protestuar kundër deklaratave fyese të ministrit serb Aleksandër Jabllanoviq duke kërkuar që “Trepça” të shndërrohet në ndërmarrje publike. Zyrtarë të Lëvizjes Vetvendosje kanë deklaruar për mediat në filim të protestës se Policia e Kosovës është duke e penguar pjesmëarrjen e qytetarëve në këtë protestë në forma të ndryshme. Sipas kësaj partie Policia e Kosovës e ka pamundësuar vendosjen e binës në vendin ku është paraparë të protestohet. “Pas pamundësimit të vendosjes së binës në sheshin “Skënderbeu” Policia e Kosovës konfiskon kamionetën në të cilën gjendej zërimi dhe me të cilën u bëhej thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë”, kanë adresuar një ankesë nga VV. Policia e Kosovës sipas VV-së e ka arrestuar aktivisten Mimoza Abrazhda në Mitrovicë dhe kjo ka ndodhur derisa autobusët me protestuesë po përgatiteshin të niseshin nga Mitrovica, ndërkaq aktivistja Abrazhda po mbante rendin. “Policët kanë bërë kontrolle tek protestuesit që pritnin për t’u nisur dhe i kanë bërë shumë pyetje duke e vonuar edhe nisjen e tyre”, ka vequar VV në një komunikatë për media. “Gjithashtu, në hyrje të autostradës në Prizren policia i ka ndaluar autobusët me qytetarë duke i bastisur, pastaj i ka nxjerrë jashtë të gjithë ata që qëndronin në këmbë”, ka theksuar VV. Policia e Kosovës sipas këtij subjekti politik e ka arrestuar edhe pronarin e kompanisë së autobusëve “Pranvera” në Pejë, të kontraktuar nga ata për transportin e qytetarëve në protestën e sotme. “Kjo është edhe një përpjekje e ulët e pushtetit për ta parandaluar protestën legjitime të qytetarëve. Mirëpo, nuk ka asgjë që mund ta ndalë shprehjen e vullnetit të popullit”, është shprehur VV. Ndërkohë Baki Kelani njëri nga zëdhënësit e Policisë së Kosovës për mediat i ka mohuar akuzat e përfaqësuesëve të Lëvizjes Vetvendosje dhe ka thënë se qëllimi i Policisë së Kosovës është të garantojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të garantojë siguri për ata. Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka theksuar se do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here