Veturë prej 37 mijë dollarësh si donacion për punëtorin autostopist

0

Një punëtor fabrike në Detroit i cili ka ecur më shumë se 20 milje apo 32 kilometra për në vendin e punës për një dekadë, është befasuar kur para pak ditësh iu dhurua një veturë e re nga një pikë shitjeje e makinave. Dhurata e papritur ka ardhur nga donancionet e përkrahsëve nga tërë globi të cilët të prekur nga vështirësitë e James Robertsonit për të arritur në punë kishin ngritur një fond dhe sipas agjensisë Reuters kishin arritur të grumbullonin rreth 310 mijë dollarë për të ndihmuar atë të blejë një veturë. Ai i kishte thënë gazetës së Detroitit “Free Press” se kishte mbetur pa veturë dekada më parë dhe se me pagën e tij të ulët nuk kishte gjasa të kursejë dhe të blejë një të re. “Është pak të them se e pëlqej atë, e dua atë”, ka thënë Robertsoni 56 vjeqar për veturën e re, i habitur pasi ishte ulur pas timonit të “Ford Taurusit” të kuq të vitit 2015. “Sikur vetëm prindërit e mi të mund të më shihnin tani”, është shprehur ai. Robertson kishte menduar se po shkonte vetëm të shikojë ndonjë veturë për blerje me Evan Leedy dhe Blake Pollock të cilët kishin ndihmuar në koordinim për dhuratën në vlerë prej rreth 37 mijë dollarësh. Por në vend të kësaj Robertson ishte përshëndetur nga gazetarët dhe një ekip i përkrahësëve të cilët kishin mësuar rreth ecjeve të tij maratonike për në punë në historinë e botuar në “Free Press” që del të dileleve në Detroit. Rrëfimi i Robertsonit ishte shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ai është paraqitur në programet e lajmeve të rrjetit nacional. Evan Leedy, 19 vjeqar, një student i “Wayne State University” themeloi një fond online në internet “GoFundMe.com” pasi e kishte lexuar rrëfimin për udhëtimin e përditshëm të Robetsonit nga shtëpia e tij në Detroit për në fabrikën e ingjinierisë në periferi të Rochester Hill. Gazeta kishte shkruar se Robertson udhëton me autobus për në punë porse ka për të ecur më shumë se 20 milje shkuarje-ardhje pasi autobusët nuk e mbulonin tërë atë rrugë. Gazeta ka shkruar se ai përkundër vështirësive të udhëtimit nuk kishte patur mungesa në punë.

10951856_10155259387310089_1284823166_n

10984753_10155259388435089_1267781602_n

 

10994742_10155259392005089_502656948_n

 

10966826_10155259390085089_1704770811_n

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here