Veton Vula më së shumti pikë në garën për Avokat të Popullit, Mazllum Baraliu i dyti

0

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Raportin e Panelit rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokat të Popullit. Kryetarja e komisionit, njëherësh kryesuese edhe e Panelit intervistues, Lirije Kajtazi, tha se deri më tani procesi ka qenë transparent dhe pa ndikime politike. Ajo po ashtu njoftoi se në garën për Avokatin e Popullit kanë qenë 21 kandidatë, ndërsa 19 prej tyre janë paraqitur në intervistë. Sipas vlerësimit të panelit, kandidatët e vlerësuar me më së shumti pikë janë: Veton Vula-88, Mazllum Baraliu-79, ndërsa kandidatët: Shqipe Ibraj- Mala dhe Suzan Novobërdali, janë poentuar me nga 78 pikë. Ndonëse Ligji dhe Rregullorja për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit parashohin që Kuvendit t’i propozohen vetëm tre kandidatë, kryesuesja e panelit propozoi që për procedim të mëtejmë të mbeten katër kandidatë. Këtë propozim ajo e arsyetoi me faktin, se dy nga kandidatët kanë marrë poena të barabartë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here