Veton Surroi ka takuar sot Kadri Veselin dhe Ramush Haradinaj, thotë se do ta ndihmojë dialogun

0

Publicisti Veton Surroi ka zhvilluar gjatë ditës së sotme takime me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, me të cilët kanë diskutuar rreth bisedimeve Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se do ta mbështesin dialogun Kosovë – Serbi në kuadër të projektit të KFOS-it, por se nuk do të bëhen pjesë e tij.

“Sot u takova me Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, si pjesë e projektit të KFOS-it për mbështetje në proces negociator. Nesër takohemi me Albin Kurtin dhe me Fatmir Limajn. Pra, bëhet fjalë për iniciativë të KFOS-it që si shoqëri civile të mbështet partitë e pushtetit dhe opozitës në procesin negociator, pa marrë parasysh a marrin pjesë a jo në ekipin negociator”, ka thënë Surroi për Koha.net.

Ai ka theksuar se me gjithë ndihmën që do t’i ofrojë këtij procesi, nuk do të jetë pjesë e ekipit negociator.

“Pozicioni im është të mos jem pjesë e ekipit negociator, por të ndihmojmë si shoqëri civile”, ka potencuar publicisti Surroi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here