Vetëvendosje:”në protestë mbi 20 mijë protestues”

0

Lëvizja Vetëvendosja lëshon një komunikatë për media,mbi mbarëvajtjen e protestës.Në komunikatë shkruan se në protestë marrin pjesë 20 mijë protestues.Ja komunikata e plotë:

“Mbi 20 mijë protestues, pasi kaluan Gjykatën Kushtetuese dhe KEDS-in, ku realizuan dy aksione simbolike, tash janë nisur drejt ndërtesës së RTK-së.

Edhe atje do të mbahet një fjalim dhe do të realizohet një aksion simbolik.

Pas kësaj protestuesit do të shkojnë para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku do të mbahen fjalime, nga liderët e subjekteve të opozitës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here