Vetëvendosje ua shpërthen gomat 40 makinave të Qeverisë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ata kanë tentuar të vendosin disa fleta në veturat zyrtare ku shkruante “jofunksional”.

Ata, sipas raportimit të KP, tentuan të zhvillojnë një aksion në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së re, ku edhe kanë shpërthyer gomat e veturave zyrtare.

Ata nuk u lejuan nga Policia e Kosovës, të cilëve më vonë i erdhi në ndihmë edhe Njësia Speciale, e cila për një kohë qëndroi e barrikaduar para oborrit të ndërtesës së Qeverisë në ish-Pallatin e “Rilindjes”. Megjithatë, aktivistët e Vetëvendosjes kanë arritur të shpërthejnë disa goma të veturave zyrtare.

Vetëvendosje thotë se 40 veturave u janë shpërthyer gomat duke i bërë jofunksionale, ashtu siç do të bëhet Kosova jofunksionale me “Zajednicën”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here