Vetëvendosje thotë se po shtohet përkrahja për protestën e 18 prillit

0

Lëvija Vetëvendosje thotë se po shtohet përkrahja për protestën e 18 prillit. Në një komunikatë ky subjekt thekson se në vazhdën e përkrahjeve të shumta që po vijnë për protestën kundër kapjes së shtetit që do të mbahet më 18 prill, sot u bashkua edhe Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm – KOSID.

“Më poshtë mund ta gjeni listën e organizatave që po mbështesin këtë protestë.

– Sindikata e Pensionistëve dhe të Moshuarëve të Kosovës
– Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës
– Sindikata e Pavarur e “Fabrikës së Amortizatorëve”
– Këshilli grevist i punëtorëve të ish-ndërmarrjes “Ballkani” nga Theranda (Suhareka)
– Perfaqesuesit e punëtorëve të Fabrikës së Gypave
– Këshilli i Veprimit Rinor Lokal – Ferizaj
– Lëvizja e Re Demokristiane”, ka shkruar Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here