VETËVENDOSJE: Policia po gënjen, nuk janë 2 mijë e 500 por 20 mijë protestuesë

0

Në protestën e sotshme të subjekteve opozitare, po marrin pjesë mbi 20 mijë protestuesë, ka deklaruar Lëvizja VETËVENDOSJE. “Policia e Kosovës në vazhdën e gënjeshtrave që kanë filluar 2-3 ditë më herët, sot vlerësoi se në protestë ishin rreth 2500 protestuesë”, ka tërhequr vëmendjen LVV. “Njësoj, sikur që kishin thënë, ne kemi informacione të sakta se subjektet opozitare do të jenë të dhunshme, tash po thonë se në protestë paskan marrë pjesë dhjetëfish më pak njerëz, se sa që janë në realitet”, ka shtuar ky subjekt në një komunikatë në ora 16:14. “Atë çka Policia e Kosovës nuk arriti ta bëjë përmes kërcënimeve, po mundohet ta bëjë përmes shpifjeve dhe shifrave absurde: pra zvogëlimin e pjesëmarrjes në protestë”, është shprehur LVV. “Por, duke falenderuar mediat që sot e përcollën drejtpërdrejt protestën, i gjithë populli i Kosovës mund vërejë se sa njerëz ishin në protestë dhe se sa absurde janë deklaratat e policisë së kapur, e cila tash po shërben edhe si makinë propagande”, ka përmbyllur këtë komunikatë, VETËVENDOSJE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here