Vetëvendosje: “Policia ndërhyri dhunshën ndaj qytetarëve të Shqipërisë”

0

Lëvizja Vetëvendosje thotë përmes një komunikate dhe një video të shpërndarë se Policia e Koosvës ndaloi disa qytetarë të Shqipërisë që po vinin në protestën e sotme. “Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t’i shpërndarë.

Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës.

Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta.

Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm”,ka theksuar ky subjekt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here