Vetëvendosje pas vendimit të Gjykatës për Albin Kurtin: “Pushteti nuk mbahet me represion…”

0

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se më 9 janar populli do të flasë për pushtetin aktual. Ky subjekt ka reaguar për vazhdimin e arrestit ndaj deputetit të saj, Albin Kurtit. E ka bërë këtë përmes një komunikate në të njëjtën ditë.

“Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës

Gjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.

Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën. I bëjmë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë.

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveria, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë.

28 dhjetor 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar ky subjekt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here