Vetëvendosje në Shtime e shqetësuar me Raportin financiar të Komunës

0

Qendra e lëvizjes Vetëvendosje në Shtime është shprehur e shqetësuar me Raportin financiar të publikuar nga Komuna. Sipas Vetëvendosjes bëhet fjalë për një raport që nuk përbën rritje të mirëqenies ekonomike, por e varfëron më shumë qytetarin.

Më poshtë komunikata e plotë:

 

Ne Lëvizja VETEVENDOSJE! jemi të brengosur me Raportin Financiar për vitin 2014 i cili është publikuar në mbledhjen e  Kuvendit Komunal më datë 27.02.

Ky raport nuk paraqet ndonjë rritje të mirëqenies socio-ekonomike në Komunën tonë, përkundrazi ky raport vetëm se e bënë më të varfër qytetarin dhe më të pasur pushtetarin.

Në një Komunë të vogël siç është Komuna e Shtimes, të ketë shpenzime marramendëse, kjo vërteton edhe një herë që kjo qeverisje komunale nuk e ka hallin tek qytetari, por halli i saj është se në cilin restorant të shkojnë të hanë dreka e darka, të blejnë vetura luksoze, besa edhe mobilet e zyrës t’i ndrrojnë çdo muaj.

.

T’i ndash vetëm 1,300,000 euro për investime kapitale dhe kryesisht ato investime të shkojnë tek asfaltimi i rrugëve, të cilat janë asfaltuar   në kohën e fushatës, por janë paguar në vitin 2014. Kjo tregon më së miri që kjo qeverisje është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë Komunës sonë.

Në planin strategjik, të cilën e kishte paraqitur kjo qeverisje për vitin 2014 thuhet: që territori i komunës së Shtimes mbi 48% është tokë bujqësore dhe se bujqësia është prioriteti kryesor i zhvillimit ekonomik i cili mundëson  hapje të vendeve të reja të punës. Por, cfarë ndodh? Ndahen  18,000 euro për sektorin e Bujqësisë, atëherë si mund të ketë zhvillim të Bujqësisë  apo hapje të reja të vendeve të punës me këtë shumë kaq fyese që është.

Pra qytetarët duhet të dijnë që: kjo qeverisje shpenzon mbi 1350 euro në ditë; i ka shuar shoqëritë kulturore dhe klubet sportive;  nuk ka hapur të paktën një vend të ri të punës; kjo qeverisje na ka bërë ndër komunat më të varfëra në Kosovë; falë kësaj qeverisje kryetari është  njëri ndër kryetarët më të pasur në Kosovë.

Prandaj ne Lëvizja VETEVENDSOJE! kërkojmë nga qytetarët që të kërkojnë llogari  nga këta pushtetarë se si shpenzohen paratë tona, ngase këta ditën janë pushtetarë e natën janë biznesmenë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here