Vetëvendosje mbështetë protestën në Tetovë, ministrin shqiptar e quan kolaboracionist

0

Lëvizja Vetëvendosje e mbështetë protestën e qytetarëve në Tetovë kundër ndotjes së ambientit. Ky subjekt ministrin shqiptar që jeton në Tetovë e quan kolaboracionist. Më poshtë komunikata e Vetëvendosjes.

“Tetova sot proteston për të marrë frymë

Lëvizja VETËVENDOSJE! e vlerëson si të drejtë dhe si të domosdoshme protestën që organizohet sot në Tetovë në mbrojtje të ambientit. Që prej një viti banorët e Komunës së Tetovës helmohen sistematikisht nga ajri kancerogjen që ka rritur me shifra alarmante sëmundjet e rënda në këtë zonë. Sipas shumë organizatave dhe instituteve ndërkombëtare, Tetova është shndërruar në qytetin më të ndotur në botë, me grimca toksike që përhapen në ambient deri 17 herë më shumë nga niveli i lejuar. Burimi kryesor i kësaj ndotjeje është kombinati metalurgjik “Jugohrom” që ndodhet në hyrje të qytetit.

Qytetarët e Tetovës dhe aktivistët ambientalistë kanë zhvilluar aksione ndërgjegjësuese, tryeza, prezantime, takime me përfaqësues diplomatikë dhe organizata ndërkombëtare, dhe disa protesta për të kundërshtuar atë që po ndodh në qytetin e tyre, por deri më sot pronarët e “Jugohrom”-it nuk kanë bërë asnjë veprim për ndryshimin e filtrave dhe respektimin e normava ambientale që do ta ulnin ndotjen.

Nga ana tjetër, Qeveria Gruevski nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndalur ndotjen masive që po ndodh në Tetovë. Situata bëhet edhe më e rëndë kur merret parasysh fakti që ministri i ambientit në qeverinë e Gruevskit, Nurhan Izeiri, është shqiptar me vendbanim në Tetovë. Ky fakt tregon edhe një herë se politikanët shqiptarë në koalicion me Gruevskin janë një grup kolaboracionistësh të një regjimi i cili i ka varfëruar dhe shtypur shqipëtarët duke i mohuar edhe të drejtën elementare të jetës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje qytetarëvë që t’i bashkohen protestës së sotme dhe të gjitha organizimeve që kanë për synim që t’i japin fund kësaj padrejtësie.

18 dhjetor 2015
Lëvzija VETËVENDOSJE!”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here