Vetëvendosje mbanë tubim sot në Tiranë

0

Për të diskutuar me qytetarët e Shqipërisë, sot në orën 15:30 Lëvizja Vetëvendosje organizon tubim në Tiranë.

Sipas njoftimit paraprak të Lëvizjes Vetëvendosje, në këtë tubim prezent do të jenë edhe kryetari i kësaj lëvizje, Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti.
Temë diskutimi do të jenë rrethanat aktuale politike si dhe nismat në të ardhmen e afërt.
Ndërkohë, partitë opozitare kanë paralajmëruar edhe protestën e radhës më 17 shkurt, për të kundërshtuar dy marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar rënien e Qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here