Vetëvendosje fitoren duhet ta kuptojë si besim dhe përgjegjèsi

0

Arsim Bajrami

Populli i Kosoves edhe njihere konfirmoje pjekurine politike dhe kulturen shtetformuese duke mbajtur zgjedhje me standarde me te larta demokratike ne rajon.
Urime Levizjes Vetvendosje per fitoren plebishitare. Ajo fitoren historike duhet ta kuptoje si besim dhe pergjegjesi per te qeverisur me logjiken shtetformuese. Ne Kosove duhet te kuptohet se pushteti fitohet vetem me zgjedhje dhe jo me komplote paszgjedhore.Me shume se nje fitore, kjo ka qene nje vote ndeshkuese per gabimet qe kane bere partite tjera ne 5 vitet e fundit. Rrezimi i Qeverise Kurti ne kohe pandemie ka qene nje gabim fatal per partite humbese.
LVV duhet te transformoj mentalitetin e saj ideologjik dhe opozitar me nji vizion te ri euro-amerikan qe duhet ta perfundoj procesin e shtetendertimit dhe transicionit demokratik.
Pergezoje miqet ne PDK per qendrimin dinjitoz ne pranimin e humbjes dhe vendimin per te qendruar ne opozite
Si nje nga themeluesit e saj, keshilloje koleget qe te perfundojne transicionin e gjeneratave dhe te ndertojene nje lidership te ri mbi bazen e zgjedhjeve demokratike brenda partijake. PDK-ja duhet te lirohet nga servilet, profiteret dhe te padishmit. Me kohe kisha keshilluar miqet e mi ne PDK qe si parti shtetformuese te heq dore nga logjika e rrezimit te qeverive sidomos ne kushte pandemie dhe te deshmohet si parti shtet mbrojtese e Republikes se Kosoves.
Tani fituesi dhe humbesit duhet te lene anash euforine elektorale, te formojene sa me shpejte institucionet shteterore dhe te arrine unitetin e nevojshem per ruatjen dhe mbrojtjen e interessve vitale te Republikes se Kosoves.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here