VETËVENDOSJE: Autostradat e shtrenjta në shpërputhje me gjendjen tonë ekonomike

0

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi aksion simbolik në vendin ku po punohet për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit. “Çmimi shumë i lartë i kësaj autostrade, sikurse edhe i autostradës së kaluar, është në shpërputhje me gjendjen ekonomike të popullit të Kosovës”, ka thënë aktivisti Kreshnik Ahmeti, në prononcimin e tij gjatë këtij aksioni. “600 milion eurot e këtij projekti dhe rreth 1 miliardë eurot e harxhuara në projektin e kaluar, Kosova do të kishte mundur t’i investonte në industri e bujqësi, ta shtonte prodhimin dhe eksportin, e ta ulte papunësinë e varësinë nga importi. E pastaj, me një ekonomi prodhuese e popull të punësuar, projektet e infrastrukturës rrugore do të bëheshin domosdoshmëri, do të realizoheshin financiarisht më lehtë dhe do të ishin fitimprurëse për të gjithë, e jo vetëm për zyrtarët e konsocriumit Qeveri – Bechtel Enka.”, ka theksuar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here