Vetëvendosje, AAK e NISMA më 18 Prill “Protestë kundër kapjes së shtetit”

0

“Mjerimi në Kosovë po rritet, por veprimet dhe programet e qeverisë nuk na japin shpresë për zbutjen e varfërisë e uljen e çmimeve. Për njerëzit e thjeshtë është bërë shumë e vështirë që të sigurohet punë, ndërsa pushteti po dëshiron t’i punësojë vetëm njerëzit e vet duke e fryrë ekzekutivin. Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike. Drejtësia në Kosovë është uzurpuar, po ashtu televizioni publik është kthyer në zëdhënës të Qeverisë. Ndërkohë, Kosovës po i ndodh një erozion i vazhdueshëm i sovranitetit dhe integritetit territorial për shkak të qasjes së Qeverisë sonë ndaj negociatave me Serbinë e cila na e solli Asociacionin e Komunave serbe si një entitet brenda shtetit tonë”. Këto kanë qenë disa prej arsyeve që Glauk Konjufca, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka dhënë për thirrjen për protestë më 18 prill 2015. Konjufca bashkë me deputeten e AAK-së Donika Kadaj – Bujupi dhe atë të NISMËS për Kosovën , Valdete Bajrami në emër të tri subjekteve opozitare kanë lajmëruar se protesta do të mbahet më 18 prill, e shtunë, ora 14:00. Protesta do të përqendrohet në katër tema: Kundër çmimit të lartë të rrymës Kundër kontrollit të pushtetit në RTK Kundër uzurpimit të sistemit të drejtësisë Kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe Protesta është mjeti i vetëm demokratik që mund ta përdorim të gjithë së bashku për të ndalur një shtet dhe qeveri të kapur. Ajo është kategori kushtetuese. Është e drejtë elementare e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Deputetja Kadaj – Bujupi foli për migrimet e qytetarëve duke thënë se ata e kanë humbur shpresën në këtë vend. “Qytetari i varfër i Kosovës paguan përqindjen e privatizimit të dëmshëm që është bërë në KEDS, i cili është kryer në emër të përmirësimit të shërbimit e cilësisë dhe duke ofruar çmime më të lira, përderisa ka ndodhur e kundërta ”, ka shtuar ajo. Kurse deputetja Valdete Bajrami ka folur për kontrollin e madh të pushtetit në radiotelevizionin publik të Kosovës. “Ai televizion vetëm i qytetarëve nuk është. Është i personave të caktuar dhe kontrolli mbi të duhet të ndalojë”, ka thënë Bajrami. Deputeti Konjufca bëri thirrje që qytetarët të protestojnë në mënyrë paqësore dhe e sqaroi se organizatorët e protestës do të shihen si kujdestarë në vazhdimësi. Kurse, në ditët në vijim kërkesat do të konkretizohen. Konjufca rikujtoi se sikur të mos ishin protestat qytetare për shkarkimin e Jabllanoviqit, ai do të ishte ende ministër. I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës, shoqërinë civile dhe të gjithë ata që mendojnë se kapja e shtetit po ndodh, t’i bashkohen protestës masive. 4 prill 2015 Lëvizja VETËVENDOSJE! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës NISMA për Kosovën

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here