Vetëvendosja i “shpallë luftë” Rusisë

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca pas përfundimit të seancës së Kuvendit ka thënë se tash beteja e Kosovës është që ta kundërshtojë trajtimin e Rusisë ndaj Kosovës.

Sipas tij Rusia është i vetmi vend i anëtarësuar nëpër institucionet evropiane ku ka të burgosur politikë, ku vriten gazetarë, ku kundërshtarët politikë eliminohen prej pushtetit autoritar të presidentit Vladimir Putin.

“Nuk është e mundshme që një Rusi e tillë, një armik i përbetuar i shqiptarëve ta gjykojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është e papranueshme dhe unë mendoj që këtu i kemi argumentet më të fuqishme se që i kishim brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ne mendojmë që do të ishte shumë e dëmshme kjo edhe nëse hapet si iniciativë, mendoj që gjithë duhet ta krijojmë tash është koha e konsensusit nacional si Kosovë pavarësisht subjekteve politike të cilave u takojnë që ta themi një gjë hapur dhe një gjë shumë të qartë Rusia qe 150 vitet e fundit bashkë me Serbinë bënin plane për mos me ekzistuar askund në gjeografi harta politike e shqiptarëve”, ka thënë Konjufca.

Partia e Konjufcës e ka kundërshtuar vazhdimisht themelimin e Gjykatës Speciale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here