VETVENDOSJE e përkrahë protestën e punëtorëve shëndetësor

0

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka përkrahur sot protestën e punëtorëve shëndetësorë të cilët mes të tjerash po e kundërshtojnë ndërtimin e spitalit privat brenda hapësirës së QKUK-së. Punëtorët shëndetësorë kanë kërkuar që të ketë autonomi territoriale të institucioneve publike shëndetësore, zbatim të kontratës kolektive sektoriale, rritje të pagave sipas premtimeve publike elektorale (25%), funksionalizim të Odave të Mjekëve dhe mbrojtjen e profesionistëve shëndetësorë nga shantazhet e pushtetit. “Lëvizja VETËVENDOSJE! është kundër hapjes së spitalit privat brenda hapësirave të QKUK-së, për shkak se një gjë e tillë do ta shkatërronte institucionin shëndetësor publik. Edhe ligji aktual e ndalon një gjë të tillë, sepse deri në 1.5 kilometra rreth QKUK-së nuk kanë të drejtë të hapen spitale private”, ka thënë deputetja Besa Baftiu, anëtare e Komisionit Parlamentar për Shëndertësi, nga radhët e LVV-së. Ajo ka theksuar se degradimi që i është bërë QKUK-së dhe sistemit shëndetësor publik në 15 vitet e pasluftës po vazhdohet edhe nga ministri i ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here